Maqedoni, fillon vaksinimi tek fëmijët me dy vaksina të reja

Maqedonia

Maqedoni, fillon vaksinimi tek fëmijët me dy vaksina të reja

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 10:38
Vaksinim

Prej sot fillon vaksinimi i fëmijëve me dy vaksina të reja: vaksina kundër virusit “rota” dhe vaksina pneumokoke, që Ministria e Shëndetësisë i ka paralajmëruar para disa muajve.

Nga Ministria thonë se me vaksinën kundër virusit “rota” janë të mbrojtur një përqindje e madhe e fëmijëve që e kanë pranuar, gjegjësisht 9 nga 10 fëmijë.

Ata shtojnë se shumica e foshnjeve që e kanë marrë këtë vaksinë nuk kanë pasur efekte të padëshiruara, ndërsa miliona fëmijë nga 94 vende në botë, në mënyrë të sigurt e kanë marrë këtë vaksinë.

Ndërsa vaksina pneumokokre jepet në mënyrë intramuskulore. Shfrytëzohet vaksinë pneumokoke, e cila mbron nga disa viruse që lidhen me infektime të rënda tek fëmijët. Fëmijë mund të marrë nga dy deri katër doza, varësisht nga mosha e tij kur ka filluar vaksinimi.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se trajtimi i infeksioneve pneumokoke me antibiotikë nuk është aq efikas, për shkak të rezistencës së madhe të baktereve ndaj antibiotikëve, që e bën vaksinimin masë parandaluese më të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat