Zgjidhje për kaosin në trafik, “Sky Way” në Shkup?

Maqedonia

Zgjidhje për kaosin në trafik, “Sky Way” në Shkup?

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 11:46

Do të ishte ideale nëse në Shkup do të lëvizni me këtë lloj transporti publik. Nëse autoritetet lokale e pranojnë ofertën, Maqedonia në periudhën prej gjysmë viti deri në një vit do të ishte vendi i parë në Evropë me hekurudhën e parë moderne ajrore, si zgjidhje për transportin publik në Shkup.

“Sky Way” është sistem i binarëve me strukturë të ngritur, në të cilën lëvizin vagonë të lehtë për transport të udhëtarëve mbi rrugë.

“Sky Way” është transport publik i pastër ekologjik, ndërsa siç thonë promotorët e tij, mund të jetë edhe më i lirë nga çdo zgjidhje tjetër.

Udhëheqësi rajonal i projektit Balind Warga, në një prononcim për Klan Maqedoni, thotë se po vijojnë bisedimet me autoritetet e Shkupit.

Ai tha se për 15 kilometra janë të nevojshme rreth 6 muaj ose një vit, duke shtuar se është konstruksion i lehtë.

Warga thotë se është përafërsisht 50 përqind më i lirë se hekurudha klasike për tramvajin.

Ndryshe, interesim më të madh për “Sky Way” ka në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerikën e Jugut dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat