Rasti “Monstra”, do të bëhet ekspertizë e 31 celularëve dhe do të dëgjohen “bomba” në seancë

Maqedonia

Rasti “Monstra”, do të bëhet ekspertizë e 31 celularëve dhe do të dëgjohen “bomba” në seancë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:02
"Monstra"

Ekspertizë e re e 31 telefonave do të përpunohet dhe paraqitet si dëshmi e re në gjykimin për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e Smillkovës, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Gjykatësi Ognen Stavrev, në seancën e sotme tha se telefonat janë marrë gjatë kontrolleve që janë bërë në kohën e hetimit të parë.

“Telefonët janë gjetur në depo në polici. Policia më ka thënë se do të bëhet ekspertizë me teknologji të re, që atëherë nuk ka qenë e disponueshme”, tha Stavrev.

Ndërsa prokurorja Fatime Fetai tha se pas përfundimit të kësaj procedura, do të propozojë si dëshmi të reja disa audio-incizime që lidhen me këtë rast, të cilat në vitin 2015 janë dorëzuar nga LSDM, e që njihen si “bomba”.

Gjykata theksoi se do të nevojitet kohë që të njihet me përmbajtjen e tyre, ndërsa më pas do të dakordohen për lëshimin e tyre.

Në seancën e sotme për rastin “Monstra” u dëgjua vetëm një dëshmitar. Ai në pyetjen e gjykatësit, tha se me Fejzi Azirin është njoftuar në ngjarjen komunale me rastin e legalizimit të tokës, në të cilën kanë marrë pjesë të dy.

Dëshmitari i sotëm u paraqit vetë në seancë, pasi kishte marrë vesh nga fqinjët se policia e kërkon si dëshmitar.

Seanca e radhës për këtë lëndë është caktuar për më 22 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat