Organizatat qytetare do ta monitorojnë punën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni

Maqedonia

Organizatat qytetare do ta monitorojnë punën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 13:01
Komisioni për antikorrupsion në Maqedoni

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit punon me kapacitet të plotë, në mënyrë transparente, opinioni është i njoftuar me punën e tyre. Është dëshmuar se punon në mënyrë joselektive, ndërsa ndryshimet janë parë që nga mënyra e përzgjedhjes së përbërjes së re. Duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë joselektive, por të përpunojë edhe punët më serioze dhe më të rëndësishme për korrupsion dhe konflikt interesi”.

Këto janë qëndrimet e disa pjesëmarrësve në prezantimin e sotëm të projektit “Ndjekje e punës, efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, që do ta zbatojnë shoqatat qytetare “Transparenca Maqedoni”, në partneritet me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe me mbështetje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup.

“Mendimi për Komisionin edhe jashtë edhe brenda është shumë pozitiv. Çdo ditë shohim aktivitetet e Komisionit në pjesën e konfirmimit të konflikti të interesave, po ashtu edhe në pjesën e zbulimit dhe procedimit të veprave të them, korruptive, për të cilat gjykata në fund duhet të sjell vendim”, tha kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska.

Ndërsa kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, tha se projekti do të mundësojë që dikush nga jashtë të tregojë se sa janë transparent, pasi siç tha, sado të jenë auto-kritik, ndryshe është kur dikush nga jashtë i tregon mangësitë.

Ana Janevska Delleva, drejtore e organizatës “Transparenca Maqedoni”, e cila do ta bëjë monitorimin e punës së Komisionit, tha se raporti i parë do të publikohet në shtator, ndërsa do të jetë për periudhën qershor-gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat