Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela takohet me Presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski

Maqedonia

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela takohet me Presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 20:02
Pamje nga takimi

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot u takua me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Takimi u fokusua në kushtet lidhur me zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve nga institucionet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Drejtori Ylber Sela e informoi Presidentin Pendarovski për aktivitetet e deritanishme të realizuara, si dhe sfidat dhe planet e Agjencisë gjatë zbatimit të Ligjit.

Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu se beson që institucionet e tjera në vend së shpejti do të rregullojnë veprimet e tyre sipas Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve.

Të dy bashkëbiseduesit në përfundim thanë se respektimi i Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëjetesës ndëretnike, si dhe në arritjen e objektivave strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat