LSDM: Në vitin 2021 nuk do të paguhet fare për shërbimet roaming

Maqedonia

LSDM: Në vitin 2021 nuk do të paguhet fare për shërbimet roaming

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:43
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se prej sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë çdo vizite në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi, do të kenë çmime më të lira deri 90 përqin për shfrytëzimin e shërbimeve të roamingut.

Nga LSDM thonë se me këtë ulen harxhimet për qytetarët dhe lehtësohet komunikimi.

“Prej 1 korrikut 2021 pritet të hyjë në fuqi edhe ‘roamingu si në shtëpi’, sipas shembujve të vendeve të BE-së, me çka qytetarët nuk do të paguajnë fare për shërbimet roaming”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qeveria e udhëhequr nga ata është e përkushtuar për krijimin dhe zbatimin e masave që do të ulin harxhimet e qytetarëve dhe do të kthejnë më shumë para tek buxheti familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat