VMRO-DPMNE: Qeveria do të merr borxh të ri prej 10 milionë eurove

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Qeveria do të merr borxh të ri prej 10 milionë eurove

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:08
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev duke shkapërderdhur e menaxhon shtetin. Ata thonë se Ministria dhe Qeveria që e drejton Zaevi do ta shtyjë në borxh shtetin për 10 milionë euro.

“Çdo familje katër anëtarëshe do të futet në borxh për 20 euro më shumë. Prej kur LSDM është në pushtet, borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro ose rreth 50 përqind të BPV, ndërsa Zaevi ka për qëllim ta rrisë në 60 përqind”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se askush nuk e di se si dhe në çfarë harxhohen paratë që i merr shteti borxh.

“Borxhet janë disa herë në muaj, ndërsa nuk bëhet asgjë nga paratë që merren. Nuk ka investime, nuk ka projekte. Niveli i realizimit të investimeve kapitale për 5 muaj të këtij viti është vetëm 13.7 përqind”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat