Vendet e Ballkanit Perëndimor po plaken, emigrimi masiv njëri nga shkaqet

Maqedonia

Vendet e Ballkanit Perëndimor po plaken, emigrimi masiv njëri nga shkaqet

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:47
Popullsi

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me rënie demografike siç nuk është parë deri më tani, ndërsa parashikimet janë se ky trend do të vazhdojë nëse autoritetet në këto shtete nuk ndërmarrin masa afatgjate.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se deri në vitin 2050 në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të ulet numri i popullatës. Më së shumti e goditur është Bullgaria, ndërsa pas saj vijnë Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas të dhënave të Entit bullgar të Statistikave, ky shtet në periudhën prej vitit 1989 deri në vitin 2017 ka humbur dy milionë banorë, ndërsa shkaqe kryesore për atë theksohen rënia e natalitetit dhe emigrimi ekonomik. Nëse vazhdon ky trend, parashikimet janë se deri në vitin 2050 numri i banorëve në këtë vend do të bie në 5,2 milionë banorë për dallim nga viti 2017, kur ka pasur shtatë milionë banorë. Situata është e ngjashme edhe në Kroaci dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në Serbinë fqinje në dekadën e parë të këtij shekulli, sipas regjistrimit nga viti 2011, janë larguar 150 mijë persona ose mesatarisht 16.000 persona në vit. Mosha mesatare e të emigruarve ishte 28,7 vite, ndërsa një e pesta ishin me arsim të lartë. Statistika e OECD-së, tregon se vetëm në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, fluksi mesatar i punëtorëve nga Serbia lëviz për 60.000 rekorde, aq sa janë larguar në vitin 2015, deri në 35.000 persona këtë vit, por këtu janë përfshirë vetëm emigrimet në vendet anëtare të OECD-së.

Pritjet për shtetin tonë janë të ngjashme si edhe ato për vendet e tjera të rajonit. Kështu, parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë se deri në vitin 2050 do të ketë një milionë e 931 mijë banorë dhe vendi do të shënojë rritje negative natyrore prej – 7,3.

Demografët paralajmërojnë se emigrimi bëhet gjithnjë e më i theksuar dhe se gjithnjë e më shumë fshatra janë zbrazur, ndërsa shtetet po hynë në pleqëri të thellë. Të rinjtë, ndërsa tani edhe gjithë familjet, po largohen jashtë vendit, duke mos menduar që të kthehen prapa në shtetin amë. Shkaqet për largim janë të ndryshme – nga fitimi më i mirë deri te dëshpërimi nga mosfunksionaliteti i shtetit.

Papunësia dhe ekzistimi i korrupsionit dhe partishmëria citohen si arsye kryesore për shpërnguljen e rinisë edhe në studimin që kohë më parë e publikoi fondacioni gjerman “Fridrih Ebert”. Duke e analizuar gjendjen e rinisë në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor në lidhje me moshatarët e tyre nga katër shtete të Evropës Juglindore të cilat janë anëtare të BE-së, në studim potencohet se papunësia është problem për tërë rajonin, ndërsa lidhjet dhe ryshfeti janë përhapur shumë në rajonin e Evropës Juglindore. Një numër i madh i të rinjve të cilët janë pyetur kanë thënë se ekzistojnë raste të blerjes së provimeve dhe diplomave, ndërsa për t’u punësuar nevojitet anëtarësimi në ndonjë parti politike.

Përveç të rinjve, e madhe është përqindja edhe e atyre të cilët paguhen mirë në shtetin e tyre, por megjithatë e braktisin vendin për shkak të dëshpërimit nga nepotizmi, punësimi përmes lidhjeve, mosfunksionimi i gjyqësisë, mosrespektimi i ligjit.

Ekspertët paralajmërojnë se vendet që përballen me shpërngulje masive duhet t’i kuptojnë arsyet e shpërnguljes dhe të gjejnë zgjidhje adekuate për t’u tejkaluar “kolapsi demografik” që u kërcënohet shteteve.

Instituti vjenez për studime ekonomike ndërkombëtare, i cili ka bërë analizë për 23 shtete të Evropës Mesdhetare, Lindore dhe Juglindore, konsideron se autoritetet në këto vende duhet prej tani të sjellin masa afatgjate me të cilat mund të ndërpritet ky trend.

Gjithnjë e më pak fuqi pune e kualifikuar

Pasojat e shpërnguljes masive janë afatgjate për shoqërinë. Përveç zvogëlimit të numrit të banorëve dhe rrezikut nga zhdukja e vendeve të populluara, shoqëritë përballen edhe me mungesë të fuqisë së punës dhe kuadrit kualitativ. Ashtu, çdoherë e më shumë ka deficit të mjekëve, infermiere dhe personel tjetër mjekësor, punëtorë ndërtimor, instalues të ujit, IT teknikë, bukëpjekës, mësimdhënës. Ndërsa për shkak të interesit të zvogëluar në disa shtete hiqen edhe programet e caktuara nëpër shkolla.

Sipas Institutit të Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, shtetet si Bullgaria dhe Kroacia deri në vitin 2045 mund të humbin të paktën 20 për qind nga fuqia e punës, që në mënyrë afatgjate do të kishte pasoja negative ndaj zhvillimit të shoqërisë.

Instituti për zhvillim të inovacioneve në Serbi, i cili ka hulumtuar sa i kushton Serbinë ajo që largohet popullata e aftë për punë, tregon se në rastin më të volitshëm investimi që shteti e jep në arsimin e të rinjve dhe më pas e humb me largimin e tyre në një shtet tjetër, kushton rreth 300 milionë euro, ndërsa në rastin më të keq madje 1,2 miliardë euro.

Sipas llogaritjeve nga ky studim, shpenzimet e përgjithshme të cilat shteti dhe familja i kanë që të përfundojë arsimi fillor arrijnë 13.572 euro për person, deri në fund të arsimit të mesëm vlera rritet në 20.854 euro, studime deri diplomime – 34.139 euro, ndërsa për studime të doktoraturës nevojiten 54.576 euro.

Deficit të kuadrit të kualifikuar ka edhe në Maqedoninë e Veriut. Biznesmenët nuk mund të gjejnë punëtorë të kualifikuar në mënyrë adekuate. Analizat e Lidhjes së Odave ekonomike tregojnë se tek kompanitë e madhe është nevoja nga kuadri nga nevojat makinerike dhe elektronike.

Evidente është edhe nevoja nga punonjësit shëndetësorë, farmaceutikët, mbajtësit e higjienës, mjekët.

Njëra prej rekomandimeve të ekspertëve edhe e kompanive është që të bëhen reforma në sistemin arsimor dhe ai të harmonizohet me kërkesat e tregut të punës që të ulet papunësia, e cila është një prej arsyeve për zhvendosje. Në fund të afati rekomandohet zbatim i trajnimeve të ndryshme shtesë dhe kurseve me të cilat do të aftësohen të rinjtë për të dalë të përgatitur në tregun e punës.

Me qëllim që të mbahen të rinjtë që të mos e lëshojnë shtetin, Qeveria tashmë po punon në masa të cilat janë në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor. Një pjesë e masave prej të cilave priten rezultatet janë rritja e pagës minimale, rritja e investimeve të huaja dhe vendore me të cilat duhet të hapen vende të reja të punës, mbështetje për hapjen e bizneseve të reja dhe për vetëpunësim, mbështetje financiare për bujqit e rinj, rritje e mjeteve për standardin e nxënësve dhe të studentëve…

Nuk ka të dhëna zyrtare se sa shtetas të Maqedonisë së Veriut përkohësisht punojnë jashtë shtetit. Destinacione më të dëshiruara për qytetarët tanë janë Gjermania dhe Zvicra./AIM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat