PSP kërkon që Llatas dhe vëllezërit e tij të shpallen fajtorë për ndërtime të paligjshme

Maqedonia

PSP kërkon që Llatas dhe vëllezërit e tij të shpallen fajtorë për ndërtime të paligjshme

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:52
Dragan Pavlloviq-Llatas

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë thënë fjalët përfundimtare për rastin e PSP-së “Lëndina”, në të cilën të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, për ndërtimin e paligjshëm të shtëpizave në Zelenikovë.

Prokuroria Speciale sot në seancë theksoi se nga dëshmitë del se të akuzuarit Dragan dhe Srgjan Pavlloviq, ndërtimin e objekteve e kanë filluar gjatë muajit korrik 2011, ndërsa i akuzuari Zvezdan Pavlloviq gjatë muajit nëntor 2011, pasi e ka filluar ndërtimin e paligjshëm, më 12.12.2012 në Komunën e Zelenikovës ka dorëzuar kërkesë për marrjen e lejes për ndërtimin e shtëpizave, ndërsa komuna lejet i ka dhënë më 24.01.2013.

Në seancën e sotme u shpalosën dëshmi, në mesin e të cilave edhe “bomba” dhe faktura, ndërsa është përgatitur edhe ekspertizë.

Prokurorja kërkoi që gjykata t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë të akuzuarit, ndërsa gjithashtu kërkoi që t’ua konfiskojë edhe shtëpizat e ndërtuara në Zelenikovë.

Nëse Llatas shpallet fajtor, ai mund të dënohet me para ose burg deri një vit. Pasi edhe të akuzuarit ta thonë fjalën përfundimtare, gjykatësja Marija Kletniçka do të duhet ta shpallë aktgjykimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat