LSDM: Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat me M-NAV

Maqedonia

LSDM: Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat me M-NAV

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:42
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kryetari i opozitës Hristijan Mickoski, duhet të dalë në publik dhe të kërkojë falje për siç thonë, gënjeshtrat në lidhje me rastin M-NAV.

“Gënjeshtra e fundit nga kuzhina për lajme të rreme të VMRO-DPMNE-së është skenari i prokurimit publik për M-NAV që ra sot në ujë. Mickoski edhe njëherë konfirmoi se përveç mbrojtjes së krimit të mentorit të tij Nikola Gruevski dhe përhapjes së lajmeve të rreme, nuk mund të ofrojë asgjë që është në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM është simbol i lajmeve të rreme, trillimeve dhe të pavërtetave në dëm të shtetit, qytetarëve dhe interesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat