Janakieski në grevë urie në burgun e Shutkës

Maqedonia

Janakieski në grevë urie në burgun e Shutkës

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:08
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski nga e shtuna ka filluar grevë urie në Burgun hetues “Shkup” për shkak të masës së paraburgimit për akuzën më të re të Prokurorisë Publike Themelore për shitjen e tokës shtetërore.

Revolta e Janakieskit, sipas deklaratës së avokatit Elenko Millanov për A1on është për shkak të veprimit jopërkatës të gjykatës, pasi i ka pasur dy paraburgime me arsye identike. Millanov vlerëson se arresti i shtëpisë deri më tani ka dëshmuar se është efektiv, gjegjësisht se Janakieski nuk mund të arratiset e as të ndikojë tek dëshmitarët.

Janakieski, krahas akuzave të PPS-së ngarkohet për shitjen e tokës shtetërore, si edhe në një procedurë hetimore në të cilën dyshohet se është organizator për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RMV. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat