LSDM: Nataliteti dukshëm ra gjatë kohës kur OBRM-PDUKM ishte në pushtet

Maqedonia

LSDM: Nataliteti dukshëm ra gjatë kohës kur OBRM-PDUKM ishte në pushtet

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:40
LSDM

LSDM nëpërmjet një njoftimi reagon ndaj konferencës për shtyp të Vladimir Gjorçev “duke thënë se “Vladimir Gjorçev duke të kërkojë falje për të gjitha lajmet e rreme që partia e tij dhe shefi i tij Hristijan Mickoski me ditë i thonë nga objekti i shtrenjtë”.

Sipas LSDM-së, është hipokrit shqetësimi i OBRM-PDUKM-së për natalitetin në shtet kur 11 vite me politikat e tyre ndikonte që më shumë se gjysmë milioni njerëz të ikin dhe që ndikonte negativisht në natalitetin.

“Të dhënat zyrtare vërtetojnë se nataliteti dukshëm ra pikërisht në kohën kur OBRM-PDUKM ishte në pushtet dhe kur zbatonte masën ‘fëmija e tretë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se vdekje e foshnjave të vogla ka ra ndërsa me reformën e re sociale ndihma sociale ka rritje deri në 300 për qind.

“Rriten pagat, hapen vende të reja të punës, më shumë para përfundojnë te buxhetet familjare të qytetarëve. Po ndërmerren masa aktive për mbajtjen e të rinjve në shtet dhe krijim të mundësive që këtu të ndërtojnë familje dhe të ardhme”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat