Elektranat e Maqedonisë së Veriut shpenzoi 4300 euro për pesë celularë për të punësuarit

Maqedonia

Elektranat e Maqedonisë së Veriut shpenzoi 4300 euro për pesë celularë për të punësuarit

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

Elektranat e Maqedonisë së Veriut ju bleu modelet më të mira të celularëve të punësuarve në REK Manastir. Në sistem elektronik për furnizime publike është publikuar marrëveshja mes EMV-së dhe firmës “Mark IT DOOEL”, ku shkruan se kompania energjetike ka blerë pesë ‘Samsung Galaxy S5’ celularë që kanë kushtuar 269.040 denarë apo përafërsisht 4.300 euro.

“Mark IT DOOEL” ka fituar për shkak se ka ofruar çmimin më të lirë ndërsa Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë dhënë çmim prej 5.000 eurove për pesë telefonat.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i EMV-së, Dragan Minovski dhe nga Drejtori i Përgjithshëm së firmës, Bojan Dimitrovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat