Në Maqedoni ka gjithsej 183 automjete të ambulancës ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion

Maqedonia

Në Maqedoni ka gjithsej 183 automjete të ambulancës ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:19
Auto Ambulancat

Siç njoftoi sot Qendra për komunikime qytetare në vend ka gjithsej 183 automjete të ambulancës që shërbejnë në 47 institucione shëndetësore.

Vjetërsia mesatare e këtyre automjeteve është 11 vite ndërsa 53 përqind prej tyre janë dhënë si donacion.

Qytetet që kanë më së shumti automjete të këtilla janë Shkupi me 30, Ohri dhe Manastiri 12 ndërsa më pastaj vinë Velesi dhe Kumanova me tetë automjete. Dy automjetet më të vjetra janë të vitit 1988 ndërsa automjeti më i përdorur ka madje 1.360.000 kilometra të kaluara.

“Krahasuar me automjetet e ambulancës, ministritë dhe komunat, sipas të dhënave që Qendra për komunikime qytetare e publikoi në tetor të vitit 2018, në dispozicion kanë 2.645 automjete, që do të thotë që në 15 automjete vjen një automjet i ambulancës”, thonë nga kjo Qendër.

Baza e të dhënave është përpunuar në bazë të përgjigjeve të marra për qasje të lirë nga të gjithë 90 institucionet në vend.

Kjo bazë e të dhënave është një ndër hulumtimet për shpenzimet e parave publike që përkrahet nga USAID. Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e efikasitetit të shpenzimit publik nëpërmjet uljes së korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat