Në tremujorin e parë në Maqedoni ka 1.9 milionë parapagues në telefoninë mobile

Maqedonia

Në tremujorin e parë në Maqedoni ka 1.9 milionë parapagues në telefoninë mobile

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:40
Foto Ilustrim

Numri i parë i parapaguesve të telefonisë mobile në tremujorin e parë të këtij viti, sipas Agjencisë për komunikime elektronike, është 1.948.535, nga ku 877.186 janë përdorues me mbushje ndërsa 813.367 janë me mujore si dhe 257.982 janë me mujore në punë.

Sipas ifnormacioneve për gjedjen me tregun e komunikimeve elektronike në telefoninë mobile dhe fikse, në tre mujorin e parë të këtij viti është realizuar komunikim prej 1.311.733.709 minuta.

Nga numri i përgjithshëm, ‘VIP’ ka pjesë në 49.44 përqind, ‘Telekomi i Maqedonisë’ ka 48.27 përqind, ‘Lycan mobile’ 2.08 për qind dhe ‘Robi’ me 0.2 përqind.

Në tremujorin e parë në shtet janë regjistuar edhe 386.966 linja fikse nga ku janë realizuar 47.037.160 minuta në komunikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat