‘Janakieski ka pranuar ushqim prej shtëpisë së tij’

Maqedonia

‘Janakieski ka pranuar ushqim prej shtëpisë së tij’

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:59
Ish ministri Mile Janakieski

Ish ministri Mile Janakieski i cili nga dita e premte përsëri gjendet në burgun e Shuto Orizares dhe që njoftoi se do të bëj grevë uroi, siç thonë nga drejtoria e burgut, që nga dita e hënë ka pranuar ushqim, ujë dhe veshje nga shtëpia e tij.

Nga kjo drejtori thonë se gjendja shëndetësore dhe psikike e Janakieskit është stabile, por nuk e dinë nëse ish ministri ka vazhduar me grevën e urisë apo ushqehet nga ajo që i dërgojnë nga shtëpia.

Avokati i Janakieski, Elenko Milanov, për ‘A1on’ dje tha se arsyeja për grevën e urisë është vendimi i gjykatës që i shqiptoi masën e paraburgimin për aktakuzën e re të Prokurorisë për shitjen e tokës shtetërore.

Janakieski momentalisht ka dy vendime aktive për paraburgim. Krahas vendimit për paraburgim, Janakieski ju vazhdua edhe paraburgimi shtëpiak për procedurën hetimore që ka të bëjë për ngjarjet në Kuvendin e RMV-së më 27 prill të vitit 2017, e që Prokuroria e akuzon se është njëri ndër organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat