Maqedoni, shpallet konkurs për trajnimin e pilotëve ushtarak

Maqedonia

Maqedoni, shpallet konkurs për trajnimin e pilotëve ushtarak

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:40
Ministria e mbrojtjes

Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, sot shpalli Konkursin për regjistrimin studentëve për trajnim profesional për nevojat e armatës.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pilotë ushtarak dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve ‘të fituara 180 kredi’ dhe nuk janë më të moshuar se 28 vite, t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme deri më 1 gusht të vitit 2019 në akademinë ushtarake, Kazerma ‘Goce Dellçev'”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kandidatët potencial, precizohet, në procesin e përzgjedhjes, kandidatët do t’i nënshtrohen kontrolleve për gjendjen psikofizike, njohurisë së gjuhës angleze.

Më shumë informacione për këtë konkurs mund të gjeni në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.mod.gov.mk dhe Akademisë ushtarake www.ma.edu.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat