Prokuroria hedh poshtë padinë penale ndaj Elizabeta Kançeska-Milevskës

Maqedonia

Prokuroria hedh poshtë padinë penale ndaj Elizabeta Kançeska-Milevskës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:41
Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-MIlevska

Prokuroria Themelore ka hedhur poshtë padinë penale kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-MIlevska, kundër ish-zv.ministrit dhe udhëheqësit në ministri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, padia e Ministrisë së Financave – Drejtorisë së Policisë Financiare, nuk ka bazë.

“Duke vepruar sipas padisë penale, prokurori kompetent ka marrë në pyetje të paditurit, ndërsa është kryer edhe analizë në raportet e punës së Ministrisë së Kulturës për disa vite. Në gjitha raportet nuk është konstatuar parregullsi në aktivitetet dhe transaksionet financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata shtojnë se kanë pasur edhe fakte tjera mbi të cilat prokurori kompetent ka sjellur vendim që të refuzojë padinë penale ndaj personave të përmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat