Tetovë, në shkollat e mesme të Tetovës janë regjistruar 1315 nxënës

Maqedonia

Tetovë, në shkollat e mesme të Tetovës janë regjistruar 1315 nxënës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:20
Shkolla

Në tre afatet për regjistrim në shkollat e mesme në Tetovë janë regjistruar 1315 nxënës, prej të cilëve 993 në gjuhën mësimore shqipe, 297 në gjuhën mësimore maqedonase dhe 25 në gjuhën turke. Interesim më të madh ka pasur për shkollën e mesme mjekësore prej gjashtë shkollave të mesme në Komunën e Tetovës, informoi Ahmed Qazimi, drejtues i sektorit për veprimtari publike.

“Meqë shkollën fillore e kanë përfunduar 2130 nxënës, shënohet numër prej 815 filloristëve të cilët nuk janë regjistruar në shkollat e mesme të Tetovës. Një pjesë e tyre janë në shkolla të tjera shtetërore, fetare apo private. Për ata të cilët kanë mbetur pa u regjistruar tani apelojmë të sjellim dokumente në shkolla ku plotësohen kriteret me çka nga Ministria e Arsimit do të kërkojmë mendim juridik si të sistematizohen pasi arsimi i mesëm është i obliguar”, deklaroi Qazimi.

Në shkollën e mjekësisë janë 342 nxënës të regjistruar në gjuhën shqipe, 97 në gjuhën maqedonase dhe 25 në gjuhën turke. Në shkollën ekonomike janë regjistruar 72 nxënës në gjuhën mësimore maqedonase dhe 53 në gjuhën shqipe.

Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” do t’i ketë 230 nxënës të rinj të shkollave të mesme në gjuhën mësimore shqipe dhe 39 në gjuhën maqedonase, ndërsa në gjimnazin “7 Marsi” 70 vetëm në paralelet në gjuhën mësimore shqipe.

Në shkollën e mesme “Mosha Pijade” janë regjistruar 153 nxënës të vitit të parë në gjuhën shqipe dhe 92 në gjuhën maqedonase, ndërsa në shkollën e mesme “Goce Stojçevski” janë regjistruar 150 vetëm në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat