A po i tremb liderët e BDI-së heshtja e Hazbi Likës?

Maqedonia

A po i tremb liderët e BDI-së heshtja e Hazbi Likës?

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:02
Foto

Edhe pasi është shkarkuar nga posti i zëvendës/kryeministrit dhe udhëheqës i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika ka vazhduar heshtjen e tij. Mediumet vlojnë nga informacionet jozyrtare se i tërë sektori u shua vetëm për të shkarkuar Likën, mirëpo ai nuk ka bë asnjë prononcim publik.

Heshtja e çuditshme e Likës, njërit ndër figurat më të njohura të UÇK-së në vitin 2001 dhe një ndër njerëzit më autoritativ të BDI-së, ka nxitur spekulime të lloj-llojshme.

Mirëpo ata që e njohin mirë thonë për Gazetën Lajm se heshtja e Likës për momentin shkakton kokëdhembjet kryesore në kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Misteri se çfarë hapa do të marë në të ardhmen Hazbi Lika, po ua fut frikën në palcë udhëehqësve të BDI-së, që përfituan në kurriz të tij, kurse taniia kthyen shkpinën”, thonë për Gazetën Lajm burime partiake.

Sipas tyre, Lika është revoltuar ndaj BDI-së edhe pas bisedave të publikuara nga El Cheka, ku dëgjohen ofendime të shumta në adresë të tetovarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat