LSDM i përgjigjet Mickoskit: Vazhdon me lajme të rrejshme dhe në mbrojtje të krimit

Maqedonia

LSDM i përgjigjet Mickoskit: Vazhdon me lajme të rrejshme dhe në mbrojtje të krimit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:35
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili tha se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së dhe pret që së shpejti të arrestohet.

Nga LSDM përmes një kumtese për media thonë se Mickoski vazhdon të përhapë lajme të rrejshme, të pavërteta dhe konstruksione.

“Mickoski me çdo çmim vazhdon të mbrojë kriminelët nga radhët e OBRM-PDUKM-së, por po bëhet i vetëdijshëm se është e pamundur të mbrohen ata. Është e qartë që Mickoski nuk ka arritur ta mbrojë krimin, nuk arrin ta kryejë detyrën e mentorit të tij nga Budapesti. Për këtë arsye ai vazhdon të shpif, të krijojë raste për arrestime dhe tenton të krijojë shqetësim tek qytetarët”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se shteti do të vazhdojë të ecë përpara, ndërsa Mikoski dhe OBRM-PDUKM-ja kanë mbetur në destruktivitet, lajme të rrejshme dhe mbrojtje të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat