Dendias: Greqia nuk përkrah rishikimin e Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Dendias: Greqia nuk përkrah rishikimin e Marrëveshjes së Prespës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:15
Nikos Dendias

Greqia nuk mbështet rishqyrtim të Marrëveshjeve, është vend që e ruan vazhdimësinë, Kirijakos Micotakis këtë e ka bërë të qartë. Kështu ka deklaruar deputeti i Demokracisë së Re, Nikos Dendias në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, duke u përgjigjur në pyetjen – si ministër i ardhshëm i mundshëm i Punëve të Jashtme të Greqisë, si do ta quante vendin fqinj – Maqedonia e Veriut apo Shkupi?

Dendias sqaroi se ata si parti atë që do të dëshironin ta bënin është të arrijnë ndryshime në disa dispozita përmes, siç tha, “negociata me palën tjetër”.

“Ekzistojnë çështje për gjuhën dhe kombësinë apo shtetësinë, si të doni quani. Këto punë duhet të tentojmë t’i përmirësojmë. Për këtë, sepse si armë i kemi negociatat me Bashkimin Evropian, do të bëjmë përpjekje. Kjo nuk do të thotë se 100% do të kemi sukses, por do të përpiqemi.

Ai shtoi se “marrëveshja i zgjedh temat historike” edhe kjo është diçka që ata mund ta ruajnë ashtu siç është, ndërsa si pozitiv e ka përmendur nenin 7.

Në emisionin informativ debativ në ERT, Nikos Dendias theksoi se “nuk ekziston politikan i Demokracisë së Re i cili mbështet ndryshime të kufijve në Ballkan.

Lidhur me protestat kundër Marrëveshjes së Prespës, ai e përsëriti qëndrimin e tij se është kundër, tha nuk ka marrë pjesë në një asnjë tubim, edhe pse do të kishte “përfitim politik” nëse e bënte atë.

Emri i Nikos Dendiasit ditëve të fundit gjithnjë e më intensivisht po përmendet në Greqi si nga kandidatët kryesorë për shef të diplomacisë greke nëse Demokracia e Re fiton në zgjedhjet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat