VMRO-DPMNE: Tenderët dhe grantet kriminale janë tipari kryesor i këtij pushteti

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Tenderët dhe grantet kriminale janë tipari kryesor i këtij pushteti

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:39
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “banda kriminale në krye me të amnistuarin Zoran Zaev e robëroi Republikën e Maqedonisë ndërsa qytetarët e vet i mban si peng. Tenderët dhe grantet kriminal janë tipari kryesor i këtij pushteti kriminal”.  “Përderisa qytetarët luftojnë që ta kalojnë muajin, paratë e tyre të fituara në mënyrë të ndershme nëpërmjet tatimeve ndaj shtetit përfundojnë në xhepat e funksionarëve partiak dhe shtetëror ku Zoran Zaev i paguan me koncesione”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.   Sipas kësaj partie, tenderët, grantet dhe punësimet partiake valuta ku Zoran Zaev tregon për të mbetur në pushtet në dëm të qytetarëve.  “Vetëm skandali i fundit nga disa skandale është ai me tenderin për furnizimin e pajisjeve radare për nevojat e M-HAB”, thonë nga OBRM-PDUKM duke kërkuar që Prokuroria të reagojë dhe pse ka trysni nga pushteti kriminal në krye me Zoran Zaev.  Nga kjo parti akuzojnë se ky pushtet bllokon reformat në shtet dhe se me këtë nuk realizohet asgjë nga ajo që Zaev ka premtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat