Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:00
Tamara Todevska

Këngëtarja e njohur, Tamara Todevska ka kërkuar falje për intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut në festën e pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën në Shkup gjatë ditës së djeshme. Ajo në himnin shtetëror të kënduar e kishte harruar një strofë ku përmenden Goce Dellçev, Jane Sandanski dhe patriotë tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni duke thënë se bëhet fjalë për gabim dhe se ambasada i respekton traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e aleatëve.

“Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju kërkoj falje për gabimin e djeshëm. Nuk ka krenari më të madhe se një këngëtar të këndojë himnin kombëtar, e bash për këtë e pranova ftesën e ambasadës së SHBA-ve. Nuk ekzistojnë fjalë me të cilat mund ta përshkruaj pikëllim për gabimin e bërë gjatë intonimit të himnit. E marrë nga emocionet dhe euforia, për fat të keq, pa qëllim kam lënë një pjesë të himnit” ka shkruar Tamara Todevska në Facebook.

Komentet negative për këtë lëshim të Tamarës nuk ndalen. Disa i kanë kujtuar për nenin 178 të Kushtetutës ku thuhet se është i dënueshëm akti i përqeshjes së himnit, flamurit dhe preambulës së shtetit.

Për këtë gabim të Tamarës, Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë më herët ka kërkuar nga Ambasada amerikane në Shkup kërkim falje si organizator i ngjarjes.

“Shtetet e bashkuara thellësisht respektojnë traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e miqve dhe aleatve tanë, Maqedonia e Veriut. Falemnderojmë shokëve dhe kolegëve tanë që ishin në festën e mbrëmshme. E kuptojmë atë gabim që mund të ndodh si pasojë e momenteve emocionuese, por falemenderojmë këngëtarët tanë për performancën e bukur” thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve. 

 

Почитувани, Дозволете ми од дното на моето срце да ви се извинам за вчерашната грешка. Не постои поголема чест за еден...

Posted by Tamara Todevska on Thursday, July 4, 2019
 

The United States has deep respect for the traditions, history, heroes, and future of our friend, partner, and ally...

Posted by U.S. Embassy North Macedonia on Thursday, July 4, 2019

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat