Pendarovski uron presidentin Donald Trump për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Maqedonia

Pendarovski uron presidentin Donald Trump për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:17
Stevo Pendarovski

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski uroi presidentin Donald Trump për Ditën e Pavarësisë së Shtetev të Bashkuara të Amerikës.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nder dhe kënaqësi që në emër tim dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’u uroj urime dhe dëshira të prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për mirëqenien e popullit miqësor amerikan”, shkruan Pendarovski në letrën e urimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai në letër shkruan se gjatë periudhës që vjen marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohet në dinamikë më të fuqishme, me dialog të hapur dhe konstruktiv dhe se do të ndërtojmë relacione më të forta ekonomike më të fuqishme dhe më intensive.

“Përpjekjet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë pikat kryesore të veprimeve të veprimit tonë të vazhdueshëm politik. Duke falënderuar për përkrahjen e madhe të Shteteve të bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve tona strategjike, qytetarët e vendit tim presin që mbështetja të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme që është tepër e rëndësishme”, shkruan Pendarovski.

Pendarovski në urim potencon se Maqedonia e Veriut e vlerëson rolin global të SHBA-ve në ruajtjen e vlerave të përbashkëta si paqja, siguria dhe demokracia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat