MPB: Demantojmë gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit

Maqedonia

MPB: Demantojmë gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:45
MPB

Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “MPB i demanton gënjeshtrat e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që i dha në intervistë për TV Alfa dhe që dolën në një pjesë të portaleve se zyrtarë policorë e ndjekin për motive politike dhe përgatisin arrestimin e tij.

“Keqpërdorimi i MPB_së ishte karakteristikë e partisë ku kryetar është Mickovski dhe pikërisht për këtë arsye gjatë dy viteve të kaluara në MPB janë zbatuar dhe zbatohen reforma që kanë për qëllim të çrrënjosin veprimet ilegale”. thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se puna e tyre ka të bëjë me zbulimin e krimit në të gjitha fushat, duke i përdorur mundësitë ligjore që janë në dispozicion.

“E njoftojmë opinionin se edhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, me kërkesë të tij, nga viti i kaluar i është dhënë sigurim nga pjesëtarët e MPB-së”, thuhet në fund të njoftimit të MPB.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski në intervistë të tij për TV Alfa tha se pret skenar të ri, përkatësisht arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat