Deputetët e Maqedonisë kërkojnë që në seancë kuvendare të debatojnë për sigurinë e komunikacionit hekurudhor

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë kërkojnë që në seancë kuvendare të debatojnë për sigurinë e komunikacionit hekurudhor

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:02
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Në vend të komisionit për transport, siç u caktua më herët, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë do të diskutojnë në seancë plenare për sigurinë e komunikacioni hekurudhor.

Kryesuesja e komisioni për transport dhe lidhje, Liljana Zaturovska tha se grupet kuvendare kanë rënë dakrod për shkak se bëhet fjalë për një temë serioze dhe duhet të përfshihet të gjithë deputetët.

Komunikacioni ajror nuk ishte në rend ditë në mbledhjen e komisionit, ku ishin të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Drejtorët e ndërmarrjes publike ‘Rrugët Shtetërore’ dhe ‘Hekurudhat shtetërore’, si dhe Sektori për siguri në rrugë.

Pikat për gjendjen dhe sigurinë e komunikacionit hekurudhor është me kërkesë të deputetëve të OBRM-PDUKM, dhe vjen pas aksidentit të madh që ndodhi në afërsi të Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat