Zaev: Po punohet për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje në Ohër dhe Matkë - Bota Sot
Zaev: Po punohet për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje në Ohër dhe Matkë

Maqedonia

Zaev: Po punohet për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje në Ohër dhe Matkë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:25
Zoran Zaev

“Me vendim të inspektorit, janë ndalur dy ndërtime në Ohër, njëri në mes të bregut të liqenit dhe tjetri në qendrën e qytetit, pas të cilave qëndron një këshilltar i Komunës”.

Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Ai shtoi se punohet edhe në lidhje me ndërtimet pa leje në Matkë.

“Vendimi është dhënë, vijon proces i përmbarimit. Ligji duhet të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Nëse nuk vepron Komuna, do të veprojë shteti. Kjo nuk është vetëm për shkak UNESKO-s, por për shkak ligjeve të vendit të cilat duhet të respektohen”, theksoi Zaev, pas hapjes së repartit të ri për prodhime të mishit në Gllumovë, Komunën e Sarajit.

Sipas tij, ndoshta ende ndërtohet sepse institucionet duhet të veprojnë sipas vendimit, por nëse askush nuk e respekton vendimin, do të ketë përgjegjësi penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...