Kryeministri Filip: Franca mbështet vazhdimin e reformave për sundimin e së drejtës

Maqedonia

Kryeministri Filip: Franca mbështet vazhdimin e reformave për sundimin e së drejtës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:35

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, realizoi takim me kryeministrin e Francës, Edouard Philippe.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është tërësisht e përkushtuar në realizimin e agjendës së BE-së dhe se në këtë drejtim janë arritur të gjitha pritjet e domosdoshme nga vendi, të rekomanduara në mbledhjen e vitit të kaluar të Këshillit Evropian.

“Në bazë të rekomandimeve të realizuara nga qershori i vitit të kaluar, për realizimin e reformave të caktuara në gjyqësi, lufta kundër krimit të organizuar, reforma në shërbimet e sigurisë dhe në administratën publike, erdhi edhe rekomandimi nga Komisioni Evropian për nisjen e pakushtëzuar të negociatave të BE-së me RMV-në”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin me kryeministrin e Francës dhe theksoi se vendi i ka përmbushur të gjitha reformat dhe politikat e pritura, duke i përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese për emrin e vendit dhe se për atë që është ofruar vendi pret edhe përmbushjen e premtimit të Komisionit Evropian për nisjen e negociatave në tetor.

Ndërsa kryeministri i Republikës së Francës, Edouard Philippe, në takim theksoi interesin e përbashkët që ndajnë Franca dhe Maqedonia e Veriut për të punuar në thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe në bashkëpunimin ekonomik.

“Kryeministri francez shprehu mbështetjen për angazhimet për vazhdimin e reformave të caktuara për sundimin e së drejtës, shprehu urime për Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e përfitimeve nga realiteti i ri fqinjësor që realizoi vendi me fqinjët e rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat