Përfundon dezinsektimi në Ohër

Maqedonia

Përfundon dezinsektimi në Ohër

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:09
Ohër

“Procedura e tenderimit për zgjedhjen e firmës që do të bëjë dezinsektimin kundër mushkonjave në territorin e Ohrit tashmë ka përfunduar. Firma Lisa Kom nga Kavadari zbaton këtë operacion, nën mbikëqyrjen e Qendrës së Shëndetit Publik në Ohër”.

Por nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër shfaqin dyshime për rezultatet e konstatuara nga terreni. Pas mbikëqyrjes nga kjo Qendër sugjerojnë përsëritjen e këtij operacioni.

“Në bazë të asaj që kemi mbikëqyrur, konstatuam që dezinsektimi nuk është përmbushur në të gjithë territorin. Po ashtu preparati që është përdorur nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe rekomanduam edhe tek vetëqeverisja lokale që dezinsektimi të përsëritet dhe të përfshihet në operacion i gjithë territori i Ohrit me qëllim që i njëjti të kryhet me sukses. Në këtë rast ne nuk mund të garantojmë që në Ohër ky operacion është kryer si duhet”.  

“Sipërfaqja që trajtohet me operacionin e dezinsektimit është 70 hektarë, kurse spërkatja bëhet nga ora 22 deri ora 06 të mëngjesit. Përfshihet edhe bregu i Liqenit të Ohrit”.

Por, duket se i gjithë operacioni i dezinsektimit dhe deratizimit nuk është kryer sipas standardeve. Drejtori i Qendrës së Shëndetit në Ohër bën thirrje që në këto operacione të mos lejohen improvizime dhe të kyçen kompetentët e kësaj fushe.

“Kjo është një detyrë që duhet të merret me më shumë përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale nga ana e të gjitha institucioneve të autorizuara, duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë deri tek vetëqeverisja lokale. Kjo nuk mund të bëhet me improvizime dhe nga ana e personave me profesionalizëm të dyshimtë dhe firma të cilat primare e kanë përfitimin, sepse çfarëdo që të ndodh në lidhje me sëmundjet ngjitëse, ato që mund ta shkaktojnë mushkonjat dhe brejtësit, këtu janë qendrat për shëndet publik, të cilat duhet të reagojnë dhe ti përmirësojnë gabimet e bëra nga firmat”.

Edhe qytetarët e Ohrit nuk shprehen të kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar operacioni kundër eliminimit të mushkonjave dhe brejtësve. Ohri është qytet turistik dhe duhet përkujdesje më e madhe nga ana e institucioneve – thonë ata.

“Spërkatje nga ajri kundër mushkonjave këtë vit nuk do të ketë. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për probleme me fluturaket. Por dezinsketimi do të bëhet nga toka për shkak të ruajtjes së peshqve e bimëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat