Tamara Todevska anulon koncertet pas gabimit që bëri në intonimin e himnit maqedonas

Maqedonia

Tamara Todevska anulon koncertet pas gabimit që bëri në intonimin e himnit maqedonas

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:32
Tamara Todevska

Këngëtarja maqedonase Tamara Todevska, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka anuluar koncertet e saj në Prilep dhe Ohër, për shkak të reagimeve në opinion pas gabimeve që bëri gjatë intonimit të himnit maqedonas në festën e pavarësisë së SHBA-ve në Shkup.

Tamara thotë se “gabimi i saj gjatë intonimit të himnit ka shkaktuar ferr të vërtetë për të dhe familjen e saj dhe nuk dëshiron të kontribuojë në rritjen e agonisë”.

“Duke pasur parasysh se nuk dua të kontribuoj në rritjen e agonisë tonë si familje dhe në interes të qetësimit të gjithë situatës që doli jashtë kontrollit, vendosa të anuloj koncertet në Prilep dhe Ohër. Unë shpresoj se këtë gabim timin, e përsëris gabim, do ta kapërceni dhe do të gjeni mënyrë për të kuptuar se është më se i paqëllimshëm. Do të doja të falënderoj të gjithë ata që ishin pranë meje në këto momente të vështira. Unë nuk kam qenë as nuk do të bëhem pjesë e lojërave politike të dikujt, familja ime është prioriteti im numër një dhe paqja e tyre është vendi i parë në çdo zgjedhje”, shkruan Tamara.

Ajo gjatë intonimit të himnit maqedonas në festën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, nuk këndoi strofat e himnit maqedonas në të cilat përmendet Goce Dellçev dhe disa heronj tjerë maqedonas.

Ky gabim i Tamarës siç thotë ajo, shkaktoi reagime të shumta në opinionin në vend, ndërsa ka pasur edhe akuza të rënda në drejtim të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat