Zaev: Presim datë në tetor, zgjerimi mund të ecë në mënyrë paralele me reformat në BE

Maqedonia

Zaev: Presim datë në tetor, zgjerimi mund të ecë në mënyrë paralele me reformat në BE

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:29
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev pret që premtimi për nisjen e bisedimeve në tetor të këtij viti të realizohet dhe se vendi më në fund do të fitojë datë për nisjen e këtyre bisedimeve.

Reformat në BE, thotë Zaev, mund të jenë proces paralele në zgjerimin e vendeve të rajonit.

“Një vendim i tillë do të vërtetojë kredibilitetin e BE-së në rajon dhe do të jetë rekomandim për vendet me status të kandidatit që të vazhdojnë reformat për të realizuar standardet evropiane dhe të inkurajohen politikat që do të sjellin prosperitet, demokraci dhe stabilitet në rajon. E kuptojmë dhe e përkrahim debatin për reforma në BE, por jemi të bindur se ky proces mund të ecë në mënyrë paralele me procesin e bisedimeve”, tha Zaev në fjalimin gjatë ditës së djeshme në Poznan të Polonisë ku u mbajt Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Zaev potencon se përkushtimi ndaj zgjerimit do të vërtetojë se rajoni është interes strategjik i BE-së, dhe se këto politika do të ulin interesat e palëve të treta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat