Maqedoni, interes i madh i punëtorëve për vauçerët për subvencionim të pushimit veror

Maqedonia

Maqedoni, interes i madh i punëtorëve për vauçerët për subvencionim të pushimit veror

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:45
Maqedoni

Punëtorët me të hyra të ulëta kanë shfaqur interes të madh për përdorimin e vauçerëve prej 15.000 denarë për pushim veror.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, deri më 2 korrik kanë arritur 1230 aplikimi.

Këtë vit për këtë program janë ndarë 20 milionë derë ku mund të aplikojnë punëtorët me paga të ulëta, të hyrat në familje që nuk tejkalojnë vlerën prej 22.000 denarë.

Në web-faqen e ministrisë është publikuar lista e hoteleve e qendrave turistike në Maqedoni, Ohër, Berovë, Kodër Diell, Dojran, Strugë, ku punëtorët mund ta përdorin vauçerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat