Aplikacionin për kthimin e TVSH-së e përdorin 65.000 qytetarë

Maqedonia

Aplikacionin për kthimin e TVSH-së e përdorin 65.000 qytetarë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme tha se deri në ditën e sotme 65.000 denarë janë paraqitur për të kthyer TVSH-në, ndërsa në javën e ardhshme pritet që ky numër të arrijë deri në 100.000 qytetarë që e përdorin aplikacionin për kthim të TVSH-së.

Pritet që këto ditë aplikacionin ta përdorin edhe ata qytetarë që janë iphone celularë.

“Sipas parashikimeve tona është më mirë nga ajo që prisnim. Qytetarët do të luajnë rol të rëndësishëm në eliminimin e ekonomisë së zezë”, tha Zaev duke shtuar se pritet rreth 50 milionë euro t’u kthehen qytetarëve.

Zaev biznes sektorit i bëri porosi se mospagesa e tatimit është vepër penale ndërsa përveç qytetarëve të cilët nëpërmjet kthimit të TVSH-së do të kërkojnë llogari fiskale, këtë periudhë në teren do të jenë edhe inspektorët. Qëllimi, siç tha Zaev është që të hiqet ekonomia e zezë në mënyrë elegante.

“Këto muaj do të ketë edhe disa masa lidhur me ekonominë e zezë që do të sjellin përfitime të mëdha për punëtorët dhe pensionistët”, tha mes tjerash Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat