MPB njoftim për mërgimtarët që hyjnë në Maqedoni me pasaporta të huaja

Maqedonia

MPB njoftim për mërgimtarët që hyjnë në Maqedoni me pasaporta të huaja

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:00
Vendkalimi kufitar Bllacë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë personat të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë me pasaportë të huaj, në afat prej 48 orësh detyrohen ta paraqesin qëndrimin e tyre në stacion policor.

Sipas ligjit, personat të cilët iu sigurojnë qëndrim me pagesë personave që vijnë nga jashtë vendi duhet që qëndrimin e tyre ta paraqesin në ministrinë e Brendshme në afat prej 12 orësh nga momenti i dhënies së shërbimit.

Personat të cilët posedojnë dy shtetësi, edhe atë Maqedonase edhe një të huaj nuk janë të detyruar që të paraqiten për qëndrim, ndërkaq derisa hyjnë në territorin e Maqedonisë me pasaportë të huaj obligohen që të lajmërohen në stacion policor në afat prej 48 orësh nga momenti i depërtimit brenda kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat