Gjykata e Lartë e Maqedonisë të mërkurën vendos se cili ligj do të zbatohet në procedurat kundër gjykatësve

Maqedonia

Gjykata e Lartë e Maqedonisë të mërkurën vendos se cili ligj do të zbatohet në procedurat kundër gjykatësve

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:08
Gjykata e Lartë e Maqedonisë

Gjykatësit e Gjykatës së Lartë të mërkurën do të mbajnë mbledhje ku do të marrin qëndrim nëse procedurat aktuale për shkarkimin e gjykatësve, duke përfshirë edhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë, duhet të vlejë ligji i vjetër që ka masa më të ashpra, apo të riun.

Këtë propozim, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë, Jovo Vengallovski tashmë e ka vendosur në rend dite para kolegëve të tyre javën e kaluar, por nuk kishte kuorum.

Dilema kryesore është nëse gjykatësit e Gjykatës së Lartë mund të vendosin, duke marrë parasysh se gjysma e tyre tashmë kanë procedura pranë Këshillit Gjyqësor.

Për momentin procedurë për shkarkim ka për 9 nga 18 gjykatës edhe atë tre gjykatës në krye me Vangellovskin për paraburgimin e Sead Koçan, më pastaj katër të propozuar për shkarkim për arratisjen e ish agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, dhe dy gjykatës të tjerë ku Vangellovski nga ngritur nismë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat