Sela: Pjesa më e madhe e institucioneve tashmë kanë ndryshuar tabelat, vulat dhe logot

Maqedonia

Sela: Pjesa më e madhe e institucioneve tashmë kanë ndryshuar tabelat, vulat dhe logot

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:31

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela në një intervistë të tij për Alsat ceku se agjencia tashmë ka nisur me punë dhe se ka dalë me njoftim që të gjithë institucionet që kanë hamendje rreth vulës, tabelave apo logove të drejtohen në agjencinë që ai drejton.

“Ka disa institucione që kanë kërkuar ndihmë dhe u kemi kthyer përgjigje ndërsa institucionet tjera nuk kanë kërkuar. E shohim që në terren ka gabime, por Agjencia nuk është organ që mbikëqyr institucionet, këtë e bën inspektorati”, tha Ylber Sela për Alsat.

Sela shtoi se një pjesë e madhe e institucioneve tashmë kanë ndryshuar tabelat, vulat dhe logot për shkak se edhe pak përfundon afati gjashtë mujor por një pjesë ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Në pyetjen nëse është zhgënjyese që institucionet bëjnë gabime drejtshkrimore dhe shtrembërime, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela tha se gabime ndodhin gjithkund por theksoi edhe mungesën e përkthyesve në Maqedoninë e Veriut duke sugjeruar për trajnime të përkthyesve në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat