Agjencia për zbulim është e befasuar dhe shpreh keqardhje që partia politike VMRO-DPMNE ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi me institucionin nacional që ka për detyrë të punojë për mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit dhe për të mirën e përgjithshme të qytetarëve.
Tërësisht të pavërteta dhe dezinformata janë deklaratat me të cilat akuzohet drejtori i Agjencisë për zbulim, Erold Musliu për konflikt interesash në lidhje me vendimet kadrovike në shërbim.
Të gjitha vendimet pëe avancim bazohen në kapacitetet profesionale dhe rezultatet e arritura të të punësuarve në Agjenci.
Informojmë partinë politike VMRO-DPMNE dhe opinionin se për momentin nuk po ndodh asnjë “eliminim politik i tërë përbërjes operative”. Agjencinë si organ i posaçëm në administratën shtetërore nuk e udhëheqë person i caktuar nga partia, por profesionist me përvojë nga radhët e Agjencisë me angazhim të qartë që të zbatojë dispozitat e NATO-s dhe BE-së për të rumbullaksuar procesin e reformave në sektorin e sigurisë.
Në lidhje me personin në fjalë dhe pretendimet e VMRO-DPMNE-së, Agjencia për zbulim potencon se bëhet fjalë për profesionist i cili ka 18 vjet përvojë pune në sektorin e sigurisë dhe zbulimit dhe është ekspert i shquar në arenën ndërkombëtare. Në lidhje me qëndrimet se ky person ka nxjerrë informata të brendshme nga Agjencia, inkurajojmë partinë politike VMRO-DPMNE që t’i dorëzojë deri te institucionet shtetërore kompetente.
Në të njëjtën kohë, theksojmë se partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në zhvillimet e tyre të përditshme politike duhet të tregojnë përgjegjësi, posaçërisht në këtë periudhë kur po kthehet besimi i qytetarëve në institucione pajtim me proceset integrative të vendit tonë në NATO dhe BE.
Për të mbrojtur reputacionin e shërbimit, Agjencia për zbulim fton Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit tërësisht të kontrollojë dezinformatat që një periudhë të gjatë plasohen nga struktura të caktuara nëpër rrjetet sociale, ndërsa sot VMRO-DPMNE i prezantoi në konferencën e vet për shtyp.
Në lidhje me shpifjet në bazë personale të paraqitura ndaj drejtorit Erolld Musliu dhe familjes së tij, ata do të reagojnë privatisht.