“Nëse s’ka datë në tetor, në prill mund të ketë zgjedhje” - Bota Sot
“Nëse s’ka datë në tetor, në prill mund të ketë zgjedhje”

Maqedonia

“Nëse s’ka datë në tetor, në prill mund të ketë zgjedhje”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:20

Në një takim me përfaqësuesit e mediave në Bruksel, Bojko Borisov presidenti i Bullgarisë tha se është e mundshme që të mos ketë ftesa nga BE për vendet e rajonit dhe se nuk dëshiron që Bullgaria të akuzohet për pengimin e zgjerimit të BE-së.
“Është shumë e mundshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos ftohen. Atëherë, kosovarët, shqiptarët, maqedonasit, serbët do të thonë se për shkak të bullgarëve nuk kanë marrë ftesë”, tha Borisov, para gazetarëve, shkruan gazeta Koha.

Defektet e sistemit politik, pengesë për në BE:

Edhe për kundër optimizmit dhe bindjes së fortë të kryeministrit Zoran Zaev se Maqedoni e Veriut megjithatë në tetor do të nis bisedimet më BE-në, ish ambasadori Denko Maleski është i bindur se zëri i një shteti të fuqishëm evropian siç është Franca, është vendimtare nëse vendi ynë në tetor do të merr datë për fillimin e bisedimeve më Bashkimin Evropian.

“Franca si fuqi e madhe ka përgjegjësi jo vetëm për zgjerimin e BE-së, por edhe për Bashkimin Evropian, sa i përket funksionimit të mirë. Kur Franca thotë “Jo” për çeljen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, apo një tjetër shteti i fuqishëm evropian, Maqedonia e Veriut duhet të mendojë seriozisht. Tjetër gjë është se ne çfarë dëshirash kemi. Mirëpo nëse Franca ende mbetet në qëndrimin e njëjtë dhe nuk e ndryshon deri në tetor, a realisht nevojiten reforma brenda BE-së , para se të fillohet me bisedimet për zgjerimin e BE-së, atëherë është më se domosdoshme të dihet se çka Maqedonia e Veriut duhet të bëjë për këtë kohë të shkurtër deri në tetor që ta bindë Parisin zyrtar që të ndryshoj qëndrimin”, thotë Maleski .

Pra sipas Maleskit kjo Qeveri për një kohë të shkurtë duhet të bëjë shumë punë që t’i eliminoj të gjitha defektet në sistemin politik, për të cilin kemi vërejtje të shumta.

“Është fakt se kemi shumë defekte sa i përket sistemit politik dhe aspak nuk jam optimist se këto defekte për kaq kohë të shkurtë mund të eliminohen. Gjithashtu me siguri Franca s’ka për ta ndryshuar qëndrimin deri në muajin tetor. Makroni ka dalë me planin e tij për Ballkanin Perëndimor në samitin e fundit në Berlin ku kërkon përforcimin e sistemeve politike të dy shteteve të Ballkanit ku për momentin kemi manifestime të shumë dobësive politike si në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, para se gjithash mosfunksionim të institucioneve dhe ndasive ndëretnike. Duhet të bëjmë çmos deri në tetor të ngrihemi mbi ndasitë tona të brendshme që të mos tregojmë një fotografi të dobët për shtetin tonë në BE. E para, pozita dhe opozita nuk mund të bashkohen rreth pikave për promovimin e një uniteti sa i përket integrimit të vendit në BE. Deri se nuk arrijmë të bindim të gjitha vendet e BE-së, pavarësisht se jemi pozitë apo opozitë se qëllimi ynë i përbashkët është Maqedonia e Veriut anëtare plotë e BE-së, do ta kemi shumë vështirë që edhe në tetor të marrin datë për çeljen e bisedimeve me BE-në”, thotë Denko Maleski.

Madje sipas tij, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka rritur nivelin që të jetë e e bashkuar pozitë dhe opozitë, kur bëhet fjalë për çështje madhore të shtetit.

“Nëse në tetor Maqedonia nuk merr datë për bisedime, nuk do të ketë asnjë ndryshim. Edhe pse Maqedonia më marrëveshjen e Prespës bëri një hap kolosal dhe deri në fund të këtij viti do jemi anëtare e plotë e NATO-së, mirëpo ndryshimet e fundit që ndodhën në Parlamentin Evropian mund të jenë pengesë që shteti ynë të çel bisedimet në muajin tetor të këtij viti. Franca edhe më tej mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë, por është e pakënaqur se si funksionon sistemi politik në dy shtetet Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri dhe Maqedoni prandaj kërkon me çdo kusht ndryshimin e këtij kursi politik nga të dy shtetet”, nënvizon Maleski.

Muaji tetor, vetëm dëshirë e politikanëve në pushtet:

Edhe ish ambasadori Muhamed Halili është i mendimit se në tetor Maqedonia e Veriut nuk do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Muaji tetor është vetëm dëshirë e politikanëve në pushtet se do të marrin datë për bisedime duke dashur në këtë mënyrë të zbusin pakënaqësitë dhe zhgënjimin e qytetarëve nga qeveria aktuale. Zgjerimi i BE-së është një proces shumë i gjatë, kurse ata që vendosin për dhënien datës se bisedimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor janë dy shtetet, Franca dhe Gjermania. Franca tani më është shprehur shumë qartë për krijimin e një Bashkimi Evropian brenda Ballkanit. Po që se Makroni nuk heq dorë nga ky plan, nuk ka datë në tetor por s’ka datë as në dhjetor të këtij viti”, thotë Halili.

Edhe sikur të heqë dorë nga ky plan Makroni, Halili sqaron se këtë mund ta bëjë vetëm në marrëveshje me Gjermanisë, gjegjësisht Angela Merklein, sepse, siç dihet, interesi i Gjermanisë është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut te jenë pjesë e BE-së.

“Të gjithë politikanët që thirren se Maqedonia e Veriut në tetor merr datë për bisedime, ata bazohen në qëllimet e tyre personale që të zbusin sa më shumë depresionin e qytetarëve për reformat negative të realizuara deri më sot”, thotë Halili.

A do të kemi Qeveri të Përzhinos në fund të dhjetorit?

Por, edhe sikur në tetor Maqedonia e Veriut të mos merr datë për bisedime me BE-në, Halili thotë se Maqedonia nuk humb asgjë, sepse plotë 27 vite ky shtet funksionon pa BE-në , ashtu siç ka funksionuar me probleme të shumta sidomos në politikën e brendshme.

“Me siguri Maqedonia e Veriut nuk do të prishet nëse nuk fillon bisedimet me BE-në. Atëherë është problemi kyç se pas kësaj do të kemi zgjedhje të parakohshme apo të rregullta. Zakonisht datën e zgjedhjeve, qofshin të jashtëzakonshme apo të rregullta, e cakton Qeveria aktuale, kurse se me cilin ligj do të shkohet në zgjedhje, e cakton pozita dhe opozita”, shpjegon Halili.

Nëse pozita dhe opozita konsiderojnë se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme, atëherë Halili thotë se duhet të formohet Qeveria e Përzhinos.

”Eventualisht kah fundi i muajit dhjetor Zaevi mund të krijoj qeverinë e Përzhinos dhe në prill të vitit të ardhshme të kemi zgjedhje. Kjo për shkak se deri në tetor nuk mund t’i përmbush kërkesat kyçe të BE-së, ndonëse kryeministri pretendon se për këtë fajtore janë vendet e BE-së duke harruar se gati tre vitet këtë qeveri po e përcjellin skandale të shumta si në gjyqësor por edhe në funksionim e qeverisë, pengesa këto kryesore për hapjen e bisedimeve me BE-në ndaras nga Shqipëria”, thotë Muhamed Halili, ish ambasador./Koha

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...