ASH: Prej shtatorit do ketë prurje dhe aderime të reja

Maqedonia

ASH: Prej shtatorit do ketë prurje dhe aderime të reja

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:22
Ziadin Sela

Nga shtatori do të filloj procesi i prurjeve dhe aderimeve të reja në Aleancën për Shqiptarët (ASH), ku për këtë do të përfshihen drejtpërdrejt edhe kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari.

Aderimet e reja me emra dhe kuadro të njohura duke filluar nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova e duke vijuar deri në Kumanovë e Likovë kanë si qëllim zgjerimin e strukturave partiake.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari thotë për INA se deri tani ka shumë prurje të reja, kryesisht njerëz që nuk janë marrur me politikë, por kemi edhe nga ata që vijnë nga partitë e tjera.

“Anketat tregojnë se ASH tashmë është partia më e madhe tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Sela dhe unë gati çdo ditë kemi takime me njerëz që shprehin dëshirë të na bashkëngjiten dhe dyert tona janë të hapura për të gjithë njerëzit e sinqertë që ua duan të mirën vendit dhe fëmijëve të tyre.

Për ne nuk është me rëndësi se njerëzit që na bashkëngjiten nga cila parti vijnë, pasi që njerëz të ndershëm dhe të moralshëm ka në çdo subjekt politik. Me rëndësi është që ata duan të japin kontribut në zhvillimet shoqërore, që rezulton me investime, arsim cilësor, drejtësi, shëndetësi dhe të tjera, që kanë si synim jetën më cilësore për ne dhe familjet tona”, theksoi për INA, sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari.
Sipas tij, çdo kush që ka një përcaktim për tu bërë pjesë e ASH-së është i mirëseardhur dhe mund të komunikoj me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat