Komikët rusë tallen me Zaevin mbi 50 minuta, i prezantohen si Poroshenko dhe Stoltenberg

Maqedonia

Komikët rusë tallen me Zaevin mbi 50 minuta, i prezantohen si Poroshenko dhe Stoltenberg

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:00

Komikët rusë Vovan (Vlladimir Kuzencov) dhe Leksus (Aleksej Stollarov) kanë publikuar video në emër të ish-presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko, duke folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në bisedë, komikët duke u paraqitur si Poroshenko thonë shkencëtarët ukrainas e kanë zbuluar lidhjen gjenetike të Poroshenkos me Aleksandrin e Maqedonisë, ndërsa “Poroshenko i rrejshëm” i thotë Zaevit se tani dëshiron të quhet “Petro Makedonski”.

Komikët në emër të Poroshenkos, Zaevit i ofrojnë ndihmë për të zgjidhur çështjen e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Zaev me komikët flet edhe për politikën e jashtme – Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Ukrainën, marrëdhëniet me Rusinë, BE-në dhe NATO.

Në një bisedë ata e kyçin edhe “sekretarin e përgjithshëm të NATO-s”, Jens Stoltenberg.

Komikët rusë në të kaluarën, duke u paraqitur rrejshëm kanë biseduar edhe me presidentin ukrainas Poroshenko, ministrin britanik Boris Johnson, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin francez Emanuel Macron, si dhe personalitete tjera publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat