Ademi: Nuk jam i interesuar për reformë kozmetike por për reformë thelbësore

Maqedonia

Ademi: Nuk jam i interesuar për reformë kozmetike por për reformë thelbësore

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:22
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot deklaroi se nuk është i interesuar për reformë kozmetike por për reformë thelbësore e bazuar në hulumtime dhe institucione kredibile.

“Ne duam reforma të bazuara në të dhëna, në hulumtime kredibile nga institucione kredibile. Për këtë arsye është kryer hulumtimi i sistemit arsimor për herë të parë në vend. Në punëtori në janar i shqyrtuam të gjitha rekomandimet dhe tashme kemi dy Draft-ligje që ishin dhe janë ende pjesë e diskutimit publik ku janë të përfshira të gjitha rekomandimet e Raportit të UNICEF dhe OECD, por edhe në linjën me atë që është paraparë në Strategjinë për arsim nga 2018-2025”, thotë ministri Ademi duke i cili sot kishte mbajti fjalim në debatin publik për vendosjen e Qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional për shkollat e mesme.

Sipas tij, shpesh herë në arsim janë krijuar politika të bazuara në perceptime.

“Nuk jam i interesuar për reformë kozmetike, por për reformë thelbësore, dhe tribuna e sotme është në këtë drejtim me partnerët që janë pjesë e proceseve reformuese në RMV, t’i zbatojmë reformat e ardhme, por reforma të bazuara në të dhëna, dhe jo perceptime. Dhe kjo ndodh për herë të parë këtë vit”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat