Rikonstruimi, BDI po e frenon planin e Zaevit?

Maqedonia

Rikonstruimi, BDI po e frenon planin e Zaevit?

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:48
Zoran Zaev - Ali Ahmeti

S’ka gjë nga njoftimet e kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev se më 9 korrik do të fillojë pastrimi i 200 funksionarëve. Sherri rreth ndërrimeve të drejtorëve po e dridhë koalicionin qeveritar. Autoritetet nuk janë gati për të filluar me ndërrimin e 200 zyrtarëve, që kryeministri e paralajmëroi se do të fillojë nga sot, transmeton Portalb.mk.

Gjatë dy javëve të kaluara Zoran Zaev disa herë njoftoi se më 9 korrik do të merren vendime për ndërrimin e drejtorëve, zëvendësministrave, anëtarë të bordeve drejtuese, bordeve mbikëqyrëse, drejtorëve në nivel lokal. Ose, siç e quajti ai, ndryshim i përgjithshëm politik dhe shoqëror i më shumë se 200 njerëzve. Por procesi është shtyrë sërish. Të paktën këtë e ka deklaruar kryeministri për TV 21, e si arsye për vonesën ai ka përmendur se bisedat me kandidatët ende qenkan në zhvillim e sipër.

Ton të ngjashëm ka edhe deklarata e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili pa dhënë detaje konkrete tha se bisedat ende janë duke u zhvilluar.

“Ky proces  s’ka përfunduar ende. Jemi duke debatuar në parti në lidhje me këtë aspekt, por edhe me partnerin e koalicionit për të plotësuar vendet. Pra, aktualisht nuk ka asgjë specifike. Po bisedojmë. Në momentin kur do të ketë emra konkretë ose ndryshime, publiku do të informohet me kohë”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat