Qeveria javën e ardhshme do të vendosë për drejtorët e rinj

Maqedonia

Qeveria javën e ardhshme do të vendosë për drejtorët e rinj

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:49
Qeveria

Qeveria ka miratuar 14 vendime për drejtorë të rinj. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev thotë se është akoma në kërkim të kuadrove të reja që do t’i zëvendësojnë zyrtarët që do t’i prekë “fshesa”.

Kryeministri Zoran Zaev tha se për një pjesë të drejtorëve do të vendosin vet ministrat.

“14 vendime janë miratuar por duhet edhe te paktën 10 të tjera. Nuk është ideja vetëm të shkarkohen, por duhet biseduar edhe me kandidatët potencial, kushtet e tyre, janë për pozicionet e tyre ose jo. Kur do t’i kemi të gjitha vendimet, do t’i kumtojmë. Për një pjesë të tyre, Qeveria sjell vendim ndërsa pjesën tjetër e bëjnë ministrat me vendimin e tyre dhe në fund Qeveria vendos bashkërisht”, deklaroi Zoran Zaev.

Propozimet pritet të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Ndërkohë negociatat vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat