Maqedonia disa figura historike do t’i festojë së bashku me Bullgarinë - Bota Sot
Maqedonia disa figura historike do t’i festojë së bashku me Bullgarinë

Maqedonia

Maqedonia disa figura historike do t’i festojë së bashku me Bullgarinë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Janë pranuar sugjerimet për respektimin e ndërsjellë të personave të mëposhtëm nga historia e Maqedonisë: Shën Kirili dhe Metodi, Shën. Klementi, Shën Naumi dhe Car Samuili, informojnë nga qeveria.

“Të dyja palët bien dakord që të promovojnë që në një kohë sa më të shkurtër ti përputhin datat dhe ti kremtojnë së bashku Gjatë çdo festim zyrtar të këtyre figurave, e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët është e nevojshme që të shënohet qartë”, thonë nga qeveria.

Pranohen parimet dhe vëzhgimet e përbashkëta për përmbajtjen e teksteve shkollore për klasën e pestë në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriute (Parahistoria dhe Historia e Lashtë). Mbështetet edhe propozimi i Komisionit për rishikimin e materialit mësimor në tekstet shkollore për klasën e gjashtë në Republikën e Bullgarisë dhe klasën e 7-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Mesjeta), deri nga fundi i vitit 2019.

“Komiteti i përbashkët i ekspertëve multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore me vendosmëri për të përshpejtuar aktivitetet e saj mbi tema të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët (Goce Dellçevit, Ilindenit dhe të tjerët), kërkon të arrijë rezultate në fund të 2019, në lidhje me përmbajtja e teksteve shkollore”, deklarojnë nga qeveria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...