Janakieski është dërguar në spital për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore - Bota Sot
Janakieski është dërguar në spital për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore

Maqedonia

Janakieski është dërguar në spital për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:17
Mile Janakieski

Ish-ministri Mile Janakieski është dërguar në spiralin “8 Shtatori” për kontroll dhe është kthyer përsëri në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizare, konfirmon avokati i tij, Aleksandar Novakosvski për “A1on”.

Janakieski është ankuar për dhembje në kraharor dhe veshka. Ekipet e mjekëve e kanë kontrolluar dhe i kanë dhënë terapi dhe përsëri e kanë kthyer në burg.

Janakieski me ditë nuk ka ngrënë ushqim në burg. Ai sot u nxor në Gjykatë Penale për rastin “Talir”.

Ai është në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak shitjes së pronës shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...