Dimitrov në takimin joformal të ministrave të OSBE-së në Sllovaki

Maqedonia

Dimitrov në takimin joformal të ministrave të OSBE-së në Sllovaki

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:39
Pamje nga takimi

Josep Borrell, i cili është emëruar për postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurin, ka mbështetur integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Siç deklarojnë nga Ministria e Jashtme, Borrell u takua me ministrin Nikolla Dimitrov në Sllovaki, ku dje dhe sot i zhvillua takime joformale i ministrave të jashtëm të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Në takim me Dimitrovin, Borell përgëzoi përpjekjet e deritanishme dhe fokusin në proceset e reformave, duke përfshirë përfundimin e anëtarësimit në NATO. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për situatën në rajon, ku u konstatuan se e ardhmja e saj i takon Bashkimit Evropian, duke përfunduar kështu procesin e bashkimit evropian.

Qëllimi i konferencës është nxitja e diskutimit mbi forcimin e rolit të organizatës si mekanizmi kryesor parandalues në rajonin e OSBE-së, për të mobilizuar vullnetin politik për shfrytëzimin e instrumenteve ekzistuese për të zgjidhur sfidat dhe krizat e vjetra dhe ato të reja dhe për të forcuar dialogun në vendin dhe kontributin e OSBE-së në strukturën e organizatave multilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat