Humoristët nga Rusia “mashtrojnë” Zaevin

Maqedonia

Humoristët nga Rusia “mashtrojnë” Zaevin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:18
Zaev

“Pranoj se jam viktimë e transparencës dhe disponimit tim të vazhdueshëm ndaj të gjithë”- tha Zoran Zaev, Kryeministër

Pranon lëshime por jo dhe përgjegjësi apo dorëheqje – as personale, as të askujt në kabinetin e tij. Kryeministri Zoran Zaev në mesditë mbajti një konferencë për shtyp, pasi mbrëmë dëgjoi bisedat e tij të publikuara gjoja me  Petro Poroshenkon dhe Jens Stoltenberg. Bëhet fjalë për komedianët rusë Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov, të cilët duke u paraqitur me identitet të rremë të figurave të larta politike, flasin për një orë me Zaevin. Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube. Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej. Pikërisht për këtë pjesë, Zaevi tha se ishte e montuar  dhe joautentik, edhe pse ai nuk e shpjegoi kontekstin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat