Ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Ohrit para deputetëve

Maqedonia

Ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Ohrit para deputetëve

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:40
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 104 që e nisi gjatë ditës së djeshme. Deputetët sot do të debatojnë për pikat e mbetura, siç janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtje sociale dhe Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Këto dy ligje do të jenë para deputetëve në seancë plenare, pasi të kalojnë në Komisionin amë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Komisionin legjislativ.

Në rend ditë është edhe Propozim-ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Ohrit në lexim të para që dje kaloi para Komisionit për Kulturë.

Ligji i ri për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore është në pajtim me kushtet që UNESCO i theksoi në raportin e fundit, ndërsa dje ligji nuk u përkrah nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Arsyetimi ishte se moratoriumi i paraparë për ndërtim në Ohër dhe masa tjera të ngjashme mund të zbatohet edhe me ligjin ekzistues. Vërejtje kishte edhe në përbërjen e këshillit që duhet të formohet sipas propozimit. Sipas opozitës maqedonase, ligji i amniston kryetarët e komunave nga përgjegjësia.

Sipas LSDM, ligji duhet të miratohet sa më shpejt, për shkak se Ohri është në gjendje të mjerushme dhe UNESCO kërkon punë reale në planin për shpëtimin e krizës së madhe, ndërsa përgjegjësia për gjendjen duhet të kërkohet të të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat