VMRO-DPMNE: Zaev s’është viktimë, është Maqedonia viktimë e karakterit të tij kriminal

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev s’është viktimë, është Maqedonia viktimë e karakterit të tij kriminal

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:01
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaev nuk është viktimë, por viktimë është Republika e Maqedonisë e karakterit të tij kriminal”.

“Republika e Maqedonisë për tre vite është shtet që është e humbur në korrupsion, pabarazi para ligjit dhe mashtrime. Falja për krimet e Zoran Zaevit nuk ndihmon të pastrohet turpi. Zaev duhet të ndërmerr përgjegjësi për veprimet e tij”.

Sipas OBRM-PDUKM, Zaev me veprimet e tij joserioze dhe mashtruese e turpëron Republikën e Maqedonisë ku arrijnë të rrezikojë marrëdhëniet e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

“Përgjegjësi duhet të ketë jo vetëm për shkak të turpit të fundit ndërkombëtar që e turpëroi edhe Maqedoninë edhe partnerët tanë, por edhe për shkak të politikave të gabueshme dhe skandalet që ai dhe funksionarët e tij i bëjnë në vazhdimësi”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaev duhet të ndërmerr përgjegjësi për shkak se vendi nuk fitoi datë për bisedime me Bashkimin Evropian.

“Maqedonia nuk fitoi datë për mungesë të reformave nga pushteti që e vërtetuan edhe diplomatët e huaj në vend. Për këtë shkak Zaev në vend se të kërkojë arsyetime dhe të akuzojë të tjerë, duhet të ndërmerr përgjegjësi vet për mossuksesin e tij”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke cekur se përgjegjësi duhet të ketë edhe për korrupsionin e lartë, krimin, tenderët e kurdisur të funksionarëve por edhe për nepotizmin.

Zaev, sipas partisë maqedonase opozitare, duhet të përgjigjet për shkatërrimin e ekonomisë, për shkak se qytetarët bëhen më të varfër, borxhi rritet ndërsa bizneset e familjes së tij, siç thonë nga kjo parti, po zgjerohen.

“Përgjegjësi duhet të ketë për sjelljen sherif të funksionarëve shtetërore që kidnapojë dhe rrahin qytetarë, kërcënojnë, blejnë substanca ilegale dhe kontrabandojnë me cigare pa marrë përgjegjësi para ligjit. Zaev duhet të përgjigjet edhe për gjyqësinë dhe prokurorinë e kapur që shërbejnë vetëm për trysni ndaj kundërshtarëve të tyre politik dhe amnisti për krimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Republika e Maqedonisë e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe LOSDM s’është as shtet evropian as shtet demokratik. Qytetarët mund të kenë shtet evropian vetëm kur Zaev dhe LSDM do të ikin nga qeverisja dhe kur do të kthehet drejtësia në Maqedoni”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat